Facebook do të kuptojë emocionet e postimeve

Shko poshtë

default Facebook do të kuptojë emocionet e postimeve

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed Oct 30, 2013 7:50 pm



Zhvillimi i vrullshëm teknologjik padyshim që sjell të reja të vazhdueshme në botën e internetit.

Një nga rrejtet sociale më popullore në botë e po ashtu në vendin tonë është “Facebook”.

Përdorues të shumtë të cilët postojnë foto, komente, statuse të ndryshme.

Kjo ka bërë që njerëzit shpeshherë të tregohen “fallco” dhe të shprehin gjëra ndryshe nga ajo që mendojnë dhe ndjejnë në të vërtetë.

Por koha e evidentimit të gjërave të padëshirueshme nëpërmejt të quajtuarve ndryshe spam ka marë fund.

Softuerë më të zhvilluar të cilët imitojnë rrjetet e trurit do të jenë në gjendje të zhvillojnë një qasje semantike tek përmbajtja.

Për të njohur objektet në foto dhe për të kuptuar më mirë se çfarë themi në rjetet sociale.

Kjo madje do të jetë e mundur dhe kur nuk shkruajmë fjalët kyç. Kjo do bëhet duke hyrë në gjuhën e përbashkët të rjeteve sociale dhe në gjetjen e lidhjeve mes tyre.

Ky është fiksimi i Facebook, të dijë sa më shumë për përdoruesit që shkojnë me miliarda.

Nuk bëhet fjalë vetëm për të ditur por edhe për të mësuar se çfarë ato thonë, si reagojnë, si ndërveprojnë dhe çfarë aludojnë për postimet e të tjerëve.

Kjo do të bëhet duke përdorur një metodë, e cila nuk është përdorur më parë nga asnjë, ose në tentativë e sipër nuk ka arritur të sjellë rezultatet e duhura.

Specialistë të inteligjencës artificiale do të fokusohen mbi këtë çështje dhe do të shkojnë përtej njihjes së fytyrës dhe analizës së spameve drejt kërkimit të emocioneve të përdoruesëve.

Edhe pse ato ndjenja,ato vende ose ato fakte nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite.

Algoritmet gjithashtu do të jenë të aftë për të njohur objekte në fotot.

Zbulimet e detajeve në këtë projekt janë maksimale.

Sidomos në përfitimet aktuale. Por për Mike Schroepfer, shefi i teknologjisë një nga fushat themelore të aplikimit është bordi i platformës ku rrjedhin statuset, përditësimet, foto dhe përmbajtje të tjera të cilat ndahen me përdorues nga e gjithë bota.

Do të jenë mesatarisht 1500 përdorues dhe herë pas here do të vëzhgohen 30 ose 40.

Ata janë përzgjedhur sipas disa parametrave: nëse personat kanë treguar më parë interes në gjëra të ngjashme, si ata kanë vepruar dhe çfarë kanë bërë, (kur është klikuar like).

 E rëndësishme për Schroepfer është të vëzhgojë mbi "atë që përdoruesit prodhojnë më shumë të dhëna dhe i përdorin rrjetet sociale në mënyra të ndryshme”.

Këto mekanizma të rinj do të shërbejnë për të përmirësuar kufijtë dhe efektivitetin e reklamave.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/facebook-do-te-kuptoje-emocionet-e-postimeve-184442.html#sthash.1bDKktxk.dpuf



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi