Disa gjera unike per Shqiperinë.

Shko poshtë

default Disa gjera unike per Shqiperinë.

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Oct 15, 2013 12:29 am







Jill Justine, e Korpusit të Paqes në Shqipëri, ka bërë një vëzhgim interesant mbi disa gjëra unike rreth shqiptarëve.
Jill teksa bën përshkrimin e 50 gjërave “të ndryshme” të shqiptarëve, siç i quan ajo, thotë se i pëlqen të jetojë në Shqipëri dhe i fton të gjithë lexuesit e shkrimit të saj, të shkojnë ta vizitojnë Shqipërinë, sepse është një vend shumë i bukur.
Ja disa nga gjërat e “ndryshme” të shqiptarëve” që liston Jilli:

1-Të larit e rrugicave

Shqiptarët, thotë Jilli, i lajnë shumë shpesh rrugicat pranë shtëpisë së tyre, pemët, lulet dhe çdo gjë që është rreth shtëpisë së tyre.
2-Tundja e kokës në anën e kundërt.
Shqiptarët për të thënë “jo” ose për të thënë që nuk po e kuptojnë çfarë po u thua, e tundin kokën anash dhe jo lart-poshtë.
3-Bunkerët
Në Shqipëri ka një pafundësi bunkerësh, rreth 700 mijë të tillë në të gjithë vendin.
4-Krahasimi i njerëzve
Shqiptarët e kanë zakon t’i krahasojnë njerëzit, duke thënë se janë më mirë ose më keq se ata. Zakonisht veten e bëjnë më të mirë se të tjerët.
5-Pas prerjes së flokëve merr një shpullë pas qafe.
Në Shqipëri, pasi ke shkuar në parukeri ose tek berberi për të prerë flokët, sa takohesh me njërëzit, merr një shpullë pas qafe, duke të thënë: “me shëndet”.
6-Feja
Në Shqipëri nuk ka një fe zyrtare. Të gjitha fetë respektohen nga të gjithë, dhe njerëzit me fe të ndryshme jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin atje, thotë Jilli.
7-Kultura e kafesë
8-Shumë shqiptarë e nisin ditën e tyre duke pirë një filxhan të madh kafeje që në mëngjes, madje disa e shoqërojnë atë edhe me një gotë raki.
Gjatë ditës, shikon lokalet të tejmbushur me njerëz që pinë kafe dhe bëjnë muhabet.
9-Furgonët
Furgonët janë mjetet kryesore të transportit në Shqipëri. Në çdo qytet, shikon fugonë të shumtë duke transportuar njerëz, nga një vend në tjetrin.
10-Rakija
Rakija është një pije alkoolike, tradicionale në Shqipëri, e cila pihet kryesisht nga burrat. Kur një femër pi raki, shikohet çuditshëm dhe paragjykohet.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi