Histori: Bikini, si lindi dhe si u zhvillua

Shko poshtë

default Histori: Bikini, si lindi dhe si u zhvillua

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Sep 17, 2013 10:13 pm

Kur bikinit dolën në treg për herë të parë në vitin 1946, ato u bënë menjëherë të njohura. Katya Foreman shpjegon sesi veshja e vogël u bë një ikonë e stilimit
Nga Katya Foreman BBC



Kush do ta kishte imagjinuar se emri i një vendi të largët të Oqeanit Paqësor i njohur për testimet e bombës atomike në vitet 1940, do të mbetej në mendjen e njerëzve si një nga veshjet më seksi dhe më jetëgjatë të verës?
Duke shënuar një trajektore jo të zakonshme për karrierën e tij, inxhinieri francez i kthyer në dizajnues bikinish, Louis Reard, i njohur si kumbari i veshjeve moderne, thuhet doli me idenë që t’i quante ‘bombshell’ ato që njihen sot me termin bikini. Kjo fjalë ishte një referencë popullore për zonjat me rroba-banje në atë kohë.
Sipas historisë Reard, i cili kishte marrë përsipër biznesin e veshjeve të brendshme për femrat të cilën e zotëronin prindërit e tij në Paris, hyri në konkurrencë me stilistin Jacques Heim.
Ata garonin se kush do të prodhonte veshjen më të vogël në botë me dy pjesë, duke qenë se kishin parë femrat në plazhet e Saint-Tropezit të ngrinin cepat e fundeve të tyre teksa merrnin rreze dielli. Nga ana tjetër mendohet se rrobabanjat e parafunksionale ishin shpikur nga Carl Jantzen në vitin 1913.
Duke i shfrytëzuar aftësitë e tij për të pakësuar përmasat dhe strukturën e rrobabanjave të ndara, në vitin 1946 Reard nxori në treg bikinit me rripa të hollë. Ai punësoi një kërcimtare nudo nga një kazino që të bëhej modelja e krijimit të tij, duke shkaktuar kështu një shpërthim kultural. Për herë të parë, në mënyrë radikale, të poshtmet e bikinit u ulën nën kërthizë.
Dizajni i paktë i Reardit shkurtoi kontrastin e prerë mes tunikave dhe kilotave të veshura nga femrat në plazh vetëm disa dekada më parë. Fushatat reklamuese të shitësve mendjemprehtë për krijimin e Reard tregonin se ai nuk vishej në mirëbesim nëse nuk nxirrej nga një unazë martese.
Sigurisht që bikinit kanë qarkulluar për shumë kohë, një mozaik i njohur si Vajzat e Bikinit u zbulua në një vilë romake të shekullit 4 në Sicili. Mozaiku tregonte gra të shfaqura me kostume plazhi të ndara në dy pjesë, ndryshe nga ato që visheshin si komplet trupor.
Më të rënda sesa homologet e tyre moderne, ato ishin me shumë gjasa të bëra prej lëkure, jo shumë e mirë për ujin. Ashtu si për perandorin romak, Maksimilianin, që ishte i interesuar për të parë trupat në moshë martese, edhe për inxhinierinë tekstile të kohës sonë bikinit janë kryesisht për kënaqësinë e syrit.
Linjat në filma
Evolucioni i stilimit të bikinit ndjek emancipimin e femrave, si simbol i lirisë dhe i vetëbesimit trupor, me ikona të paharrueshëm filmash që ndihmuan në nxitjen e mitit.
Momente domethënëse përfshijnë filmin francez të vitit 1956 “Dhe Zoti krijoi gruan”, ku gjithçka që qëndronte mes audiencës dhe pjesëve private të Brigitte Bardot ishte pak pëlhurë. Dhe sigurisht skena me bikini të bardha të vajzës origjinale Bond, Ursula Andress në filmin Dr. No të vitit 1962. Me një rrip thike ushtarake teksa dilte nga deti Andress (skenë e luajtur edhe nga Halle Berry në filmin “Die Another Day” mishëronte femrën fatale. Të njëjtat bikini që u shitën në një ankand në Londër në vitin 2001 për 61.500 dollarë.
Eksperimentet me bikini
Revista amerikane “Sports Illustrated” e publikoi botimin e parë të kostumeve të banjës në vitin 1964, në po të njëjtin vit kur stilisti amerikan i lindur në Australi, Rudi Gernreich, një njeri me mendje të hapur, aktivist gej dhe mbrojtës i të drejtave seksuale, prezantoi monokinin, rrobabanjat që linin jashtë pjesën e sipërme të trupit.
Kjo erdhi si stuhi në vitet liberale të ’70-s, pavarësisht parashikimit të Gernreich se gjoksi do të zbulohej brenda pesë viteve, kurrë nuk u përmbush. Dhe motra më e vogël e monokinit, e quajtur pubikini, që ishte një bikini e shkurtër në formë v-je e prerë për të ekspozuar zonën publike, doli në vitin 1985, por dështoi.
Sot termi monokini i referohet pjesës së të poshtmeve të bikinit që nuk shoqërohen me pjesën e sipërme, megjithëse një version i tij jeton në katalogët e “Victoria’s Secret”: gjysmë-kini, i përbërë nga pjesa e poshtme e cila lidhet me anë të një rripi të hollë në qafë pa mbuluar gjoksin.
Variacionet
Dekadat e shkuara kanë zhvilluar një breshëri të re me bikini, që nga tankini, që lidh një kanatiere me pjesën e poshtme të bikinit deri te rrobabanjat braziliane, rripi i të cilave është i barabartë me trashësinë e një peri me të cilin pastrohen dhëmbët.
Vitet e fundit është hasur një kthim te mbulimi, i stileve retro në fushën e rrobabanjave dhe një uri për kostumet e plazhit të lidhura mes tyre. Në një botë ku të famshmit shëtisin nëpër qendra tregtare duke veshur rroba plazhi, (bëhet fjalë për Rihanën), veshjet e mbuluara tregojë për një lodhje ndaj faktorëve shokues.
Kaq i thjeshtë, njëkohësisht edhe i fuqishëm, në fund të fundit është aftësia jetëgjatë e bikinit të ofrojë një ndikim të madh, një deklaratë të fuqishme shoqërore ose mode, në hapësirën aq të pakët të materialit që e bën këtë dizajn një ikonë.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi