A ekziston akoma miqësia e vërtetë?!

Shko poshtë

default A ekziston akoma miqësia e vërtetë?!

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Tue Sep 03, 2013 5:44 pm

Ndryshojmë vendndodhje, punën e detyrohemi të largohemi nga miqtë e vjetër. Premtojmë se nuk do harrohemi, do mbetemi në kontakt, do rishihemi së shpejti, e shumë rrallëherë ndodh.
30 Gsh
Burimi:zeri.info


Teknologjia që nuk resht së zhvilluari, na servir dembelizmin e harresën, indiferencën e mendjemadhësinë. Një sms për të uruar ndërrimin e viteve, një e-mail për të kujtuar se nuk ta kam harruar ditëlindjen, një “like” për t’u shfajësuar, një kompliment “alla franga” nën foto për t’u paqësuar dhe “për fat” miqësia shpëtoi. Luhet “kush është fshehur?” për të stimuluar veten e ngjitet mbi buzë “jam miku i filanit” për të renduar peshën.

Miqësi, ose armiqësi e fshehur? Disa studime sociale e klasifikojnë në një raport drejt rrugës së zhdukjes, që ekziston veç në adoleshencë e pleqëri, disa të tjerë fajësojnë globalizmin dhe rreshtojnë rrugët e shpëtimit.

Miqësia është një raport social i bazuar te respekti, stima e dispozicioni reciprok që shoqëria moderne argëtohet duke e transformuar në simpati, shkëmbim rolesh, stimuj e solidaritet, por jo pak edhe me hijen e negativizmit, privilegjit e përfitimit.

Në gjuhën e përditshme është mjeti për të përmbysur normat e rregullat, për mbijetesën e imponuar, për të ndihmuar të arrish i pari. Sa më e fortë është miqësia aq më i pari je mes të parëve.

Disa miqësinë e konsideron si një pasion, një mënyrë të ngjashme me frikën, guximin, dashurinë, dëshirën, zemërimin, lakminë, urrejtjen, mëshirën, gjithçka që pasohet nga kënaqësia e dhimbja. Ja, gjashtë mënyra sesi mund të jesh një mik i/e mirë. 1. Puno për të mbajtur kontakt – mere në telefon, shkruaj dhe/ose vizito; 2. Harroni zilinë dhe gëzohuni për suksesin e njëri-tjetrit. Miqësia nuk është një ndeshje; 3.

Mos u mburr me gjëra dhe cilësitë që të bëjnë të ndihesh superior; 4. Mos harro të jesh pranë mikut në ngjarje të rëndësishme të jetës së tij. Fto atë edhe në ngjarjet tuaja; 5. Ji i/e kuptueshëm dhe elastik; 6. Dhe më në fund, mbaji sekret gjërat konfidenciale.




avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi