Kate Moss, një bjonde sfiduese për revistën e meshkujve

Shko poshtë

default Kate Moss, një bjonde sfiduese për revistën e meshkujve

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Thu Aug 01, 2013 7:42 pm

Janë mbushur plot 17 vjet, që kur ajo zbukuroi për herë të fundit një kopertinë reviste për meshkuj. Por, Kate Moss ka treguar se, edhe pse në moshën 39-vjeçare, ajo ende nuk ka humbur ndonjë nga asetet e saj seksi, teksa pozon për “Esquire”. Nënë e një fëmije, ajo shfaqet duke treguar figurën e saj të pabesueshme në një veshje bust të tejdukshme, me vetëm disa sasi të vogla bizhuterish, që mbrojnë modestinë e saj, e me një shikim joshës drejt aparatit fotografik. Me flokët e saj bjonde të lëshuara dhe me një qëndrim sfidues, Kate duket më mirë se kurrë më parë, teksa pozon me një xhaketë ngjyrë kremi e me shumë stil, të hedhur mbi trup. Një tjetër shkrepje, e bërë nga fotografi i njohur Craig McDean dhe me stilimin e Katy England, tregon Katen, nënë e Croydon, duke veshur me një “t-shirt” të bardhë me një palë recipeta seksi prej diamanti, mbi bluze. Ajo kompleton “look”-un e saj me një palë të mbathurash prej diamanti, teksa gjendet e ulur në fronin e një kompleti pajisjesh tërësisht të bardha prej bateristi. 
Ambrosio operoi veshët 
Modelja e shtëpisë më të njohur të modës për veshje intime “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio, kishte lindur në qytezën e vogël braziliane Erechim, ndërsa në atë kohë babai dhe nëna e saj ishin pronarë të një pompe të benzinës. Por në atë kohë, Alessandra kishte një problem në dukjen e saj. Kështu, Alessandra qysh në moshën 11-vjeçare ishte detyruar që të operoj veshët e saj, pasi i kishte të varur dhe kjo ndikonte në disponimin e saj. Dhe pasi kishte kryer këtë operacion estetik, pamjen e saj, siç e kanë pohuar shumica, kishte arritur ta shndërrojë në pamje të përkryer. “Kur kam qenë vetëm 11-vjeçe, jam detyruar që të kryej një operim të veshëve, pasi ata ishin të varur dhe ndikonin keq në pamjen dhe disponimin tim. Dhe falë kirurgut të shkathët, arrita t’i rregulloj për mrekulli ata”, ka treguar Alessandra. Dhe pas këtij intervenimi, nuk është dashur shumë kohë që kjo bukuroshe të ngjitet në majat e industrisë së modës, duke nënshkruar kontratë me njërën nga agjencitë më të mëdha në këtë biznes. Sot ajo është edhe nënë ndërsa edhe më tutje është njëra nga supermodelet më të njohura në botë. Gjatë një fushate të shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, ajo kishte nderin edhe që të veshte sutiene me vlerë 2.5 milionë dollarë, të cilët ishin të mbuluar me diamante dhe gurë tjerë të çmueshëm. Alessandra dhjetë vitet e fundit ka qenë fytyrë reklamuese e “Victoria's Secret”, ndërsa deri më tani ka zbukuruar ballinat e më se 70 revistave më të njohura të botës, ndërsa momentalisht është supermodelja e gjashtë më e pasur në botë, por pasuria e saj vazhdon të rritet dita-ditës, pasi kërkesat për shërbimet e saj vazhdimisht shtohen dhe nuk do të ishte çudi që ajo një ditë të jetë edhe supermodelja më e pasur. 
Amy Childs, e pakënaqur me trupin 
Janë të shumtë meshkujt që çmenden pas trupit të saj, ndërsa Amy Childs thotë se nuk është plotësisht e kënaqur me format trupore të saj. Ish-ylli i serisë “Only Way Is Essex”, ka diskutuar planin e saj për të rikthyer format e plota të trupit, pasi së fundi ka humbur 6.5 kilogramë. “Nuk mendoj se trupi im duket mirë tani. Nuk dua që të humbi peshë. Dua që të kthej ato forma trupore që i kisha gjatë xhirimit të serisë ‘The Only Way Is Essex’. Pra më e plotë. Tani dukem tepër vitale dhe kjo nuk më pëlqen”, ka thënë ajo. Childs ka zbuluar se është duke shqyrtuar operime të tjera estetike në gjinj, pasi mendon se gjinjtë e saj janë tkurrur që nga procedura e fundit estetike. “Dua t’i rregulloj sërish. Ka kaluar tashmë një kohë dhe mendoj se impiantet janë tkurrur paksa”, tha ajo. 



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi