Humanët zgjedhin Monogaminë për të mbrojtur bebet

Shko poshtë

default Humanët zgjedhin Monogaminë për të mbrojtur bebet

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Thu Aug 01, 2013 7:13 am


Shkencëtarët besojnë ata mund të ketë zbuluar arsyen se perse njerëzit, të paktën në teori, i janë përkushtuar monogamisë, dhe përgjigja është "dashuria vertete". Si specie, ne u bëme kryesisht monogame, kështu që njerëzit e tjerë nuk do të sulmonin e vrisnin bebet tona, sipas një studimi të ri, raporton the Guardian. Shkencëtarët në University College në Londër kanë kërkuar për të gjetur se pse disa specie zgjedhin monogamine dhe të tjerët nuk e bëjnë, kështu që ata morën ne studim 230 specie të ndryshme të primatëve (përfshire edhe neve), dhe gjeten një fije te përbashkët në mesin e atyre që ishin monogame: mbrojtja e jetes se foshnjeve.
Ideja është se meshkujt rrinë afër shoqeve të tyre femra për të mbajtur larg meshkujt e tjerë, të cilët mund t'i marrin jeten (vrasin) fëmijët e tyre në mënyrë që femrat do të bëhen fertile përsëri. "Ju nuk perqafoni monogaminë nëse nuk i trembeni jetes se bebeve tuaja dhe ju nuk mund të kaloni ne kujdes atëror në qoftë se ju nuk e keni perqafuar monogaminë si menyre te jeteses", - thotë njëri prej hulumtuesve. Një tjetër studim i kohëve të fundit, në Universitetin e Kembrixhit, i cili ka marre ne studim 2,500 gjitarë të ndryshëm, gjeti rezultate të ngjashme, - raporton AFP. Megjithatë, studimi nuk kishte konsideruar njerëzit, dhe hulumtuesit janë skeptikë se shpjegimi do të merrte zbatim tek ne, humanët. "Njerëzit janë kafshë të tilla të pazakonta, të cilet kane varësi të madhe në kulturë, i cili ndryshon shumë prej rregullave bazë të evolucionit", - thotë njëri prej hulumtuesve.
(RevistaShtypi.al)



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi