Jetimi që endet rrugëve të Tiranës Shteti nuk i jep asnjë ndihmë

Shko poshtë

default Jetimi që endet rrugëve të Tiranës Shteti nuk i jep asnjë ndihmë

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Fri Jul 19, 2013 3:26 am

TIRANE- Tomorr Sholla, është djaloshi jetim i cili prej kohësh endet rrugëve të kryeqytetit në kërkim të një vendstrehimi. Jeta e tij është përballur me vështirësi të shumta pa mbështetjen e prindërve të cilët e kanë braktisur që foshnje.
 
Tomorri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe prej disa vitesh është strehuar në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin bregdetar të Vlorës.
 
Por sot, ai gjendet pas asnjë mbështetje, ndërsa thirrjet e tij shkojnë veçse për shtetin: Një vendstrehim dhe të ardhura për të jetuar.
 
"Jetoj rrugëve të Tiranës, të Durrësit, të Vlorës, të Beratit, pa një lloj mbështetje nga shteti që të më hedhë dorë si jetim. Duke ditur se të gjithë jetimët kanë marrë strehim, shpërblim, pension jetimi, të gjitha. I bëj thirrje edhe presidentit të Kryqit të Kuq Tiranë, që të hedhë dorë për mua, një copë jetim sepse jam në mes të katër rrugëve, kush më jep një kore bukë lëmoshë, se jam edhe me agjërim", thotë Tomorri.
 
Me shpresën se një ditë do të bashkohet me nënën e tij, Tomorri nuk ka ndalur së e kërkuari atë me të gjitha mënyrat, ndërsa mbijetesa e tij deri në këto momente sigurohet nga lëmoshat që i japin njerëzit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/jetimi-qe-endet-rrugeve-te-tiranes-shteti-nuk-i-jep-asnje-ndihme-167865.html#sthash.qbKFA6o6.dpuf



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi