"Optical vortex", fenomeni që do të revolucionarizojë Internetin

Shko poshtë

default "Optical vortex", fenomeni që do të revolucionarizojë Internetin

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Sat Jul 06, 2013 6:21 am

"Optical vortex", fenomeni që do të revolucionarizojë Internetin

E përshkruar në revistën “Science”, teknika është zbuluar nga grupi i studiuesve të udhëhequr nga profesori Nenad Bozinovic, i Universitetit të Bostonit në SHBA.

Metoda lejon krijimin e kanaleve paralele për të transmetuar të dhëna në një kabëll të vetëm fibre optike që shfrytëzon një fenomen të quajtur “vorbullat optike”( Optical vortex), në të cilin vorbullat e dritës lëvizin si një tornado dhe jo në vijë të drejtë.

Në eksperimentin e tyre studiuesit kanë arritur të transmetojnë 1.6 terabit (rreth 1.600 miliardë bit) të dhëna në sekondë, e barabartë me transmetimin e 8 DVD-ve me pamje të cilësisë së lartë në sekondë.

Nëse teknika e re do të aplikohet, ajo do të bëjë që lidhjet aktuale ADSL të duken të ngadalta njësoj si lidhjet e bëra me modemin “dial-up”, përmes një numri të zakonshëm telefoni.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi