Elhaida Dani ka publikuar sot albumin e saj të parë

Shko poshtë

default Elhaida Dani ka publikuar sot albumin e saj të parë

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Wed Jul 03, 2013 2:41 am

Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg sot. Albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes dhe një tjetër në gjuhën italiane, “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”.
 
Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese. Një ndër to është “Mamma knows best”, interpretimi i së cilës në audicionet e fshehta bëri që të ktheheshin të katër partnerët e “The Voice of Italy” dhe “Adagio”, një këngë e Lara Fabian.
 
Albumi është pjesë e kontratës që këngëtarja shqiptare ka lidhur me “Universal”. Kjo kontratë ishte edhe çmimi si fituese e “The Voice of Italy”.
 
Gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa takime të Elhaidës me adhuruesit e saj, të cilët do të kenë mundësi të rrëmbejnë një autograf apo të dalin në fotografi me yllin e ri të muzikës italiane, shqiptaren Dani.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/elhaida-dani-ka-publikuar-sot-albumin-e-saj-te-pare-165167.html#sthash.26UgYCAw.dpuf



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi