Zbulohet zona e trurit që kontrollon plakjen, shtohen 20 vite jetë!

Shko poshtë

default Zbulohet zona e trurit që kontrollon plakjen, shtohen 20 vite jetë!

Mesazh nga ♛Melody♛ prej Sun Jun 23, 2013 3:18 am


Zbulohet një zonë e trurit, që kontrollon plakjen. Shkencëtarët janë shprehur se, nëse kjo zonë e caktuar “fiket,” njeriut mund t’i shtohen 20 vjet jetë, gjithmonë duke menduar se kjo gjë realizohet te njerëzit. Studimi u publikua në botimin e këtij muaji të revistës shkencore “Nature”. Kërkimi i kryer nga Fakulteti i Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju-Jork, tregoi se disa minj u injektuan me një lëndë, e cila pengon një molekulë të caktuar në trurin e tyre. Hormoni lidhet me inflamacionin dhe stresin dhe pëson rritje në hipotalamus me rritjen e minjve. Nuk është ndonjë gjë e re fakti që inflamacioni dhe stresi na bën të dukemi e të ndihemi më të plakur. Shqetësuese është se truri po e nis këtë kundërveprim në mënyrë të qëllimshme. Të paktën, është zbuluar rruga e pezullimit të kësaj dukurie. Jo vetëm që minjtë shënuan një rritje prej 20 % në jetëgjatësinë e tyre, por cilësia e jetës së tyre qëndroi e njëjtë. Ky është një zbulim që ka ngjallur habi dhe interes.



avatar
♛Melody♛



Shteti Shteti :

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

Shiko profilin e anëtarit http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi